Vuçiç ironizon: Kush do fitojë në Medvegjë me 7 për qind shqiptarë?

440
Sigal

Për paralajmërimin e formimit të Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë, ka folur edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçic.

Ai nuk është kërcënuar si Daçic kundër shqiptarëve, por ka folur me cinizëm duke shtruar pyetjen se të dielën në Medvegjë nuk dihet kush do të fitojë: Rama, Thaçi apo partitë politike serbe, pasi atje, sipas tij, shumica e popullatë është serbe.

Duke folur për këtë ai ka shtuar se në Medvegjë jetojnë vetëm shtatë për qind shqiptarë, por ata “po vizatojnë në letër”, ka thënë ai duke aluduar në paralajmërimin për formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë.

“Atje (në Medvegjë) të dielën mbahen zgjedhjet; atje shumica e popullatës është serbe. Do të shohim nëse do të fitojë Rama, Thaçi, DS, SNS, SPS ose të tjerët në koalicion”, ka thënë Vuçic.

Kryeministri serb ka folur edhe për Asociacion e Komunave serbe në Kosovë.

“Ka mbetur vetëm statuti i AKS­së dhe ato do të jenë bisedime të vështira dhe në to nuk do të ketë asgjë të bukur dhe asgjë të lehtë”, ka thënë ai.

Liderë shqiptar të Luginës kanë paralajmëruar se të shtunën, më 12 shtator, do të krijojnë Asociacionin e Komunave shqiptare si pandam ndaj AKS-­së në Kosovë./ Koha.net