Vuçiç: Interesi i Republikës së Serbisë është paqja dhe stabiliteti, në të gjithë Ballkanin

435
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se një nga objektivat kryesore të qeverisë që ai drejtonte ishte stabiliteti politik. ”Po të shohësh situatën në rajon dhe në të gjithë Evropën duket që kjo është një nga sfidat e qeverisë, veçanërisht… në kohën e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve si edhe në të gjitha problemet e tjera, nga përpjekjet për të kaluar rezolutën për Srebrenicën, deri tek ngjarjet aktuale që lidhen me UNESCO-n”, deklaroi Vuçiç. ”Ndihem i kënaqur që qeveria e Serbisë në të kaluarën ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e saj, të cilat çuan në një politikë paqësore, një politikë të dialogut me Prishtinën, dhe mbi të gjitha, që ka përfaqësuar interesat e vendit dhe popullit të saj”, theksoi ai.

Kryeministri serb shtoi se i frikësohej destabilizimit në rajon, për shkak se në Evropë aktualisht sundon një gjysmëhisteri. Duke komentuar ngjarjet e së shtunës në Podgoricë, Vuçiç tha se shpreson se të gjitha do të rrjedhin sipas rregullave politike dhe se çfarëdo dhe si do që bëhet “është e rëndësishme që gjëra të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut”. “Interesi i Republikës së Serbisë është që të ketë paqe dhe stabilitet në të gjithë rajonin. Shpresoj se Maqedonia do të shmangë skenarë të tillë, pavarësisht nga vështirësive të mëdha”, përfundoi Vuçiç.
Sigal