Vuçiç i thotë Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

497
Sigal

Zgjidhja për Kosovën është ende larg, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë.

Vuçiç tha se situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia duron provokime, porse “dëshiron paqe dhe stabilitet”

Ai e falënderoi Rusinë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.

Putin tha se në takim me Vuçiç do të bisedohet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën në rajon.

Ky është takimi i dytë i Vuçiqit me Putinin këtë vit.

Vuçiç tha të hënën se do të kërkojë ndihmë nga Putini për çështjen e Kosovës.