Vuçiç: Historike nëse do arrihej pa konflikte marrëveshja me Kosovën

594
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shprehet skeptik për faktin nëse Kosova mund të jetë pjesë e OKB-së, vetëm nëse nuk arrihet ndonjë lloj marrëveshje historike, me të cilën serbët do të ishin të kënaqur. Kreu i shtetit serb u shpreh se “do të ishte historike arritja e një marrëveshjeje me shqiptarët, pa konflikte. Kështu është absolutisht e papranueshme”.
Në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”, Vuçiç pohoi se deri në fund të vitit 2018 do të ishte mirë që të zgjidhej nyja e Kosovës.
“Edhe më tej mendoj se shanset për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët janë më të vogla se pesë për qind. Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Praktikisht është e pamundshme të zgjidhet kjo çështje pa përfshirjen e fuqive të mëdha”, tha Vuçiç.
Sigal