Vuçiç: Fuqitë e mëdha e kanë vendosur, pavarësinë e Kosovës nuk e ndryshojmë dot

586
Sigal

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nisur ta pranojë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme. Këtë e la të kuptohet në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Novosti’, ku shprehet pesimist se nga dialogu me Prishtinën mund të dilet në një zgjidhje tjetër veç pavarësisë, të cilën sipas tij e ka përcaktuar Perëndimi.

“Është e vështirë të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore kanë vendosur si bazë faktin që çështja territoriale e Kosovës është zgjidhur, duke i dhënë pavarësinë. Dhe prej kësaj ata nuk heqin dorë.”

Vuçiç pranon se zgjidhja përfundimtare do të jetë e dhimbshme për serbët dhe se për këtë duhet një konsensus i gjerë shoqëror në Serbi.

“Duhet të përpiqemi të shohim se çfarë mund të përfitojmë, jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për ata në Serbi. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme duhet të ketë konsensus të gjerë në shoqërinë tonë.”

Megjithatë presidenti serb vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është mbi të gjitha në interes të Serbisë dhe nuk pranon që me të bëhet Pazar në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
yhbn