Vuçiç fton anëtarët e presidencës boshnjake të vizitojnë Serbinë

457
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ftoi zyrtarisht kryetarin dhe dy anëtarët e tjerë të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, respektivisht Mlladen Ivaniç, Dragan oviç dhe Bakir Izetbegoviç që të bëjnë një vizitë të përbashkët në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur. Nëpërmjet letrës dërguar anëtarëve të Presidencës së Bosnjes, Vuçiç shprehet se i fton ata me besim të plotë se dy vendet janë të vendosura dhe të angazhuara në forcimin e marrëdhënieve bilaterale. ”Ai gjithashtu shprehet se është I ndërgjegjshëm se Serbia dhe Bosnja janë të gatshme të trajtojnë të gjitha çështjet e pazgjidhura nëpërmjet bisedimeve direkte dhe në respekt të fqinjësisë së mirë, për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve”, deklaroi zyra e kryeministrit për marrëdhëniet me median nëpërmjet një komunikate. Gjatë vizitës së tij në Bosnje për ceremoninë e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, më 11 korrik, kryeministri serb u godit me gurë nga pjesëmarrësit.
Sigal