Vuçiç ‘frikëson’ serbët: Brenda 70 vitesh shqiptarët do jenë kombi më i madh në rajon

597
Në intervistën e dhënë për Tv Pink , presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë guximtare në lidhje me shqiptarët dhe serbët. Vuçiç tha se brenda 70 vitesh shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon.
“Në 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, sepse ata po rriten dhe nuk kanë probleme me politikanët e tyre, të cilët do të thonë ‘mos lindni fëmijë, mos mendoni për të ardhmen, por vetëm për rehati”- tha Vucic.
Sipas mediave vendase me këtë deklaratë Vucic ka tentuar të godasë atë elitë politikanësh serbë që nuk inkurajojnë lindshmërinë, pasi sipas tij sa i përket problemeve që kanë shqiptarët me politikanët e tyre, ato janë po aq të mëdha sa në shumë vende të Ballkanit.
Sipas Vucicit duhet promovuar zbatimi i politikave në funksion të rritjes së lindshmërisë.
Sigal