Vuçiç: “Ekstremizmi, radikalizmi dhe çfarëdo lloj feje tjetër nuk mund të shkatërrojë të ardhmen e Serbisë”

58
Arrestimi i një shtetasi suedez dhe një maqedonasi dy ditë më parë në Novi Pazar, të dyshuar si terrorist, ka ngritur në këmbë autoritet serbe të sigurisë.
Kryeministri Aleksandër Vuçiç tha se qeveria është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve. “Ekstremizmi, radikalizmi dhe çfarëdo lloj feje tjetër nuk mund të shkatërrojë të ardhmen e Serbisë”, u shpreh Vuçiç para qindrave qytetarëve serbë.
Dy ditë më parë, policia serbe vuri në pranga dy persona të cilët dyshohet se kishin lidhje me ISIS-in. Ata do të ekstradohen në shtetet e tyre.
Këto komente kreu i qeverisë serbe i bëri gjatë një vizite në Novi Pazar për përurimin e një shkolle. Ai iu rikthye gjithashtu edhe marrëdhënie me Bosnjën, duke thënë se është i hapur për përmirësimin e tyre me shtetin që ka në përbërjen e tij një komunitet të madh serb.
“Serbia është e hapur për bashkëpunim dhe është e përgatitur të korrigjojë gabimet e së shkuarës, nëse i ka bërë ato”, tha Vuçiç.