Vuçiç: Beogradi dhe Prishtina nuk janë as afër arritjes së marrëveshjes

511
Sigal

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.

“Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informojë qytetarët,” tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiç tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.

“Le t’i presim rezultatet dhe kështu mund të shohim se kush çka ka fituar, e kush çka ka humbur. Në marrëveshjen eventuale me shqiptarët, duhet ta dimë që të gjithë do të humbim ngapak,”-tha Vuçiç.

Ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.