Vritini hebrenjtë në emër të Allahut, imami me thikë në xhami

459
Në një xhami në qytetin Rafah në Rripin e Gazës një imam në foltore me thikë në dorë urdhëron besimtarët të “vrasin hebrenjëtë në emër të allahut”.Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar sic edhe konfirmojnë mediat ndërkombëtare.Imami i është drejtuar madje disa vargjeve të Kuranit për të inkurajuar ndjekësit e tij.
“Do të mbjell terrorin në zemrat e jobesimtarëve: goditini në qafë me thikë…Nuk jeni ju që i vrisni: është Allahu që po i godet”, bëri thirrje imami. Ai madje u solli shembullin e Muhamedit që në vitin 627 në portat e Medinës mori pjesë personalisht në therjen e 800 hebrenjve.
Në dhjetorin e 1987 nisi ajo që u quajt “Intifada e parë” dhe nisën sulmet me gurë. Intifada e dytë nisi në shtator të 2000 me sulmet me kallashnikov. Intifada e tretë e cila sapo ka nisur është ajo e thikës, ku besimtarët myslimanë ftohen të godasin me thikë.
Sigal