Vritet një refugjat sirian në kufirin greko-maqedonas

454
Një person ka mbetur i vrarë nga elektroshoku, dhe të paktën dy kanë mbetur të lënduar në një përleshje mes një grup refugjatësh dhe policisë në kufirin greko-maqedonas. Kjo vdekje vjen pasi policia dhe refugjatët e bllokuar po përleshen për të dytën ditë me radhë, transmeton kp. Me vendimin e Maqedonisë për të mos pranuar refugjatë dhe emigrantë që nuk vijnë nga zonat e luftës, është tensionuar situata në mënyrë të vazhdueshme mes policisë dhe refugjatëve të ngecur në kufirin me Greqinë.

Viktima mashkull i cili besohet të jetë me origjinë marokene ka pësuar elektroshok kur ka tentuar të ngjitet në një vagon teni, i parkuar nën linjat e tensionit të lartë afër kufirit, ka thënë një zëdhënës i policisë greke. Ai ka prekur kabllot e tensionit të lartë. Të tjerë refugjatë e kanë marrë trupin e tij dhe kanë filluar të protestojnë drejt kufirit duke thirrur ‘Allahu Akbar’, gjersa policia greke është detyruar të përdor gaz lotsjellës për të ndaluar ata.
Sigal