Vritet një gjeneral dhe një ushtar në Siri, SHBA e Rusia akuzojnë njëri-tjetrin

496
Rusia dhe SHBA-ja në Siri kanë akuzuar njëra-tjetrën pasi një ushtar është vrarë në anët që këto dy shtetet mbështesin.
Zëvendës ministri i punëve të Jashtme, Sergei Rybakov, ka thënë se SHBA-ja duhet fajësuar për vdekjen e gjeneralit rus gjatë kësaj jave, duke kritikuar Uashingtonin me komente të pamatura.
Pentagoni nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
Një zëdhënës i forcave siriane të mbështetura nga SHBA-ja, ka thënë se një avion luftarak rus ka sulmuar ushtarët e tyre në një fushë gazi afër qytetit të Deir al- Zor, duke vrarë dhe plagosur dy ushtarë.
Rusia në ndërkohë, ka hedhur poshtë akuzat e zëdhënësit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, duke thënë se nuk mund të konfirmohet nëse sulmi ka ardhur nga forcat ruse.
Javën e kaluar, Moska dhe Uashingtoni kanë pasur takimin e parë me gjeneralët e të dyja vendeve, për të parandaluar aksidente të tilla.
Por sipas raportimeve dhe përplasjeve të vazhdueshme, problemi nuk është zgjidhur dhe vetëm sa mund të përkeqësohet.
Sigal