Sigal

Saint-Etienne ka konfirmuar vdekjen e ish-mbrojtësit të tij William Gomis pasi u qëllua me vdekje me një AK47. Nuk dihet ende rrethanat e vdekjes së 19-vjeçarit.

Por sipas Saint-Etienne ai u qëllua dhe u vra në La Seyne-sur-Mer.

Është raportuar gjithashtu se një djalë 14-vjeçar gjithashtu vdiq në incident. Policia gjeti 14 gëzhoja në vendngjarje.

Një nga vëllezërit Gomis gjithashtu thuhet se është vrarë me armë vetëm disa javë më parë.

Saint-Etienne lëshoi një deklaratë të hënën (10 shtator) për të konfirmuar se Gomis ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.

“AS Saint-Etienne me dhimbje ka mësuar për vdekjen tragjike të William Gomis, që ndodhi mbrëmë,”-thuhet ne deklaratë.