Vritet kreu i tifozëve të Partizanit, u ekzekutua me gjashtë plumba në Beograd (FOTO)

454
Sigal

Ljubomir Kica Markoviç i njohur ndryshe si një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, është ekzekutuar me gjashtë plumba. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Beograd, mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grçiç”.

Mediat serbe shkruajnë se 37-vjeçari kishte fituar një reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit “Alcatraz”, të cilin ai e drejtoi së bashku me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vaviç.

Ai njihej edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vaviç, një nga tre vëllezërit Vavic, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz” dhe ishin dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme,

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse vrasja e kryetifozit të Partizanit të Beogradit lidhet me problemet që ka pasur Markoviç me ligjin apo bëhet fjalë për një hakmarrje.