Vritet kamionisti shqiptar në Itali, mister rrethanat

581
Sigal

Një emigrant shqiptar që punonte në Romë si kamionist u gjet i vdekur nga policia dhe zjarrfikësit në mëngjes.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa sipas mediave italiane, policia e ka identifikuar atë nëpërmjet fqinjëve që e njihnin si kamionist.

I vrari thuhet se ishte rreth 33 vjeç. Ai dyshohet se është vrarë me mjete rrethanore ndonëse policia nuk ka vërejtur shenja dhune dhe arme. Zjarrfikësit dhe policia hynë nga një dritare në banesën e kamionistit dhe e gjetën atë të shtrirë në dysheme.

Dyshohet se shqiptari kishte disa orë që kishte vdekur, deri sa trupi i tij u gjet nga policia. Trupi i tij u dërgua në morgun e Romës ku autopsia pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.