Vritet bosi kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore në Zuwara të Libisë

402
Bosi kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore në Zuwara të Libisë, u vra në Tripoli, së bashku me tetë anëtarë të milicisë së tij dje në mëngjes (25 shtator). Këtë lajm e raportuan mediat lokale, mes të cilave edhe faqja Libya Herlad. “Salah Al-Maskhout, ish-oficeri i ushtrisë libiane në epokën e Gedafit, u vra nga një grup personash të armatosur, me siguri profesionistë” shkruan Libya Herald Asnjëri prej tyre nuk vdiq gjatë aksionit dhe dëshmitarët flisnin për njerëz të mirë-trajnuar. Sipas mediave libiane, Maskhout kishte shkuar për të vizituar disa të afërm në Qendrën Mjekësore të Tripolit, i shoqëruar nga eskorta e tij.

Ata u zunë në pritë nga të paktën 4 persona të armatosur. Më pas ndodhi një shkëmbim zjarri, ku 4 personat e armatosur me pistoleta goditën Maskhout-in dhe vranë 8 truproja të tij. Libya Herald nënvizon se njerëzit e Maskhout ishin të pajisur me armë të tipit Kallashnikov AK-47 dhe se skuadra që i goditi dukej që përbëhej nga profesionistë të vërtetë. Gazeta ngre hipoteza se objektivi fillestar i personave që e bënë këtë akt, pavarësisht se ato janë të paidentifikuar, ishte ta rrëmbenin Maskhout-in, që njihet si operatori kryesor në trafikun e emigrantëve nga Libia drejt Europës.
Sigal