Vriten tetë policë afganë në afërsi të kufirit me Pakistanin

440
Sigal

Zyrtarë afganë thonë se të paktën 8 policë janë vrarë në
një sulm të militantëve në një bazë në provincën lindore Nangarhar.

Sulmi u krye gjatë natës në
rajonin Mohmand Dara, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Najib Danish, zëvendës zëdhëns i
ministrisë së brendshme Afgane, tha të marten se në sulm u lënduan edhe katër
policë të tjerë.

“Baza policore u kontrollua për
një kohë të shkurtër dhe Talibanët morën të gjithë armatimin dhe pajisjet”, tha
Ahmad Ali, një anëtar i Këshillit të Provincës nga Nangarhar.

Asnjë grup ende nuk ka marrë
përgjegjësinë për sulmin por Talibanët kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane
gjithandej vendit.

Militantët e Shtetit Islamik janë
gjithashtu aktiv në Nangrahar, ku kanë marrë pjesë të territorit.