Vriten nëntë nxënës nga sulmet e ISIS-it në Siri

497
Të paktën nëntë nxënës u vranë sot nga goditjet me raketa të grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) kundër një shkolle në qytetin Deir Ezzor në lindje të Sirisë, njoftoi agjencia siriane zyrtare e lajmeve.
Ky bilanc prej nëntë vajzash të vrara u konfirmua gjithashtu nga Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), si dhe 20 të tjerë u plagosën, ku shumica ishin nxënës, në lagjen Hrabech, të kontrolluar nga regjimi,
Kjo provincë javët e fundit ka qenë në shënjestër të bombardimeve të shumta të koalicionit ndërkombëtar të zhvilluara nga SHBA-ja dhe Rusia që synojnë aktivitetet xhihadiste të naftës.
Sigal