Vriten dy gazetarë gjatë transmetimit live

482
Dy gazetarë radiofonike të Republikës Domenikane janë qëlluar për vdekje gjatë një transmetimi live.
Njëri nga gazetarët po filmonte raportimin e tij live, kur u sulmua nga disa persona të armatosur.
Në vijim të ngjarjes, tre persona janë arrestuar nga autoritetet lokale, ndërsa një grua që ndodhej në vendngjarje ka mbetur e plagosur.
Për tre të arrestuarit ende nuk janë ngritur akuzat nga autoritetet, ndërsa vetë ata nuk kanë dhënë asnjë motiv mbi sulmin.
Dy gazetarët e vrarë janë Luis Manuel Medina, i cili ishte edhe moderator radiofonik dhe Leo Martinez, producent radiofonik.
Sigal