“Vrava Bin Ladenin dhe u mpiva fare…”. Rrëfimi i pjesëtarit të US Navy Seal

417
Ish pjesëtari i US Navy Seal që vrau Osama bin Ladenin e ka përshkruar momentin kur ai pretendon se ka qëlluar mbi kreun e al-Kaidës. Robert O’Neill, i cili pretendon se ka qëlluar plumbat fatale, për herë të parë ka publikuar një përmbledhje të detajuar të misionit që çoi në vrasjen e organizatorit të 11 shtatorit, në Abbottabad, Pakistan, në maj 2011.
Në një ekstrakt dramatik nga libri i tij i ri, Operatori, botuar në Daily Mirror, ish pjesëtari i Navy Seal përshkruan momentin kur qëlloi dy herë mbi Bin Ladenin dhe “i hapi kokën”.
“U ktheva në të djathtë dhe pashë në dhomën ngjitur”, shkruan ai. “Osama bin Ladeni qëndronte pranë hyrjes në këmbët e shtratit, më i gjatë dhe më i hollë se sa e prisja, me mjekrrën më të shkurtër dhe flokët më të bardhë.
“Ai kishte një grua para tij, me duart mbi shpatullat e saj. Në më pak se një sekondë, unë shënjestrova mbi supet e djathtë të gruas dhe tërhoqa këmbëzën dy herë. Koka e Bin Ladenit u hap dhe ai u shemb. E qëllova edhe me një plumb në kokë. Për siguri”.
O’Neill tregon gjithashtu momentet e tensionuara, ndërsa ekipi elitar i Navy Seal u ul jashtë banesës, në errësirë të plotë. Një nga helikopterët që transportonin njësinë u detyrua të bënte një ulje duke u përplasur, dhe ekipi fillimisht nuk arriti të hynte në banesë.
“Brenda pak sekondash pasi kërcyem nga helikopteri, njëri prej nesh vendosi eksploziv c-6 në portën para nesh dhe e hodhi në erë”, shkruan ai. “Dera prej metali u hap si kuti konservash. Prapa saj kishte një mur me tulla. Ushtari tha: “Dështim. Kjo është gjë e keqe”.
“Jo, është gjë e mirë”, i thashë unë. “Ajo është derë e rreme. Do të thotë se ai është aty brenda”.
“Teksa hymë brenda nisa të vetëdijësohem. Ta hajë dreqi! Kjo është shtëpia e Bin Ladenit. Ndoshta nuk do të jetojmë, por kjo është historike dhe do ta shijoj”.
Ekipi i Navi Seals vazhdoi nëpër banesën me tre kate, duke tërhequr gratë dhe fëmijët që ndeshnin. Më vonë doli se katër gratë dhe 17 fëmijët e bin Ladenit ndodheshin aty.
O’Neill përshkruan edhe ankthet e ushtarëve që kryenin sulmin. Në një moment, një ushtar qëlloi një grua që ai tha se kërceu përpara një burri, kundër të cilit po qëllonte. “A do të kem telashe?”, pyeti ushtari mikun e tij.
O’Neill shkruan se, pasi qëlloi plumbat që vranë Bin Ladenin, ai u mpi fare nga mendja, deri kur një prej kolegëve, pasi hyri në dhomë, u kthye nga ai dhe i tha: “Ti sapo vrave Bin Ladenin”. / The Independent
Sigal