Vrau katër persona, ish-xhihadisti përballet me drejtësinë

348
Sigal

Të enjten në Beklgjikë do të përballet me drejtësinë, person i akuzuar për vrasjen e katër njerëzve në Muzeun e Hebrenjve në Bruksel. Mediat vendase, shkruajnë  se Mehdi Nemmouche, nga Franca, akuzohet për vrasjen e dy turistëve, një vullnetari dhe një recepsionisti në sulmin e vitit 2014.

Ai dyshohet se ka luftuar me një grup xhihadist në luftën e Sirisë përpara se të kthehej në Evropë dhe të kryente sulmin anti-semitik.

Nemmouche, i cili i mohon akuzat, përballet me dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Një tjetër francez, Nacer Bendrer, është po ashtu në gjyq nën akuzat se i ka siguruar armët që janë përdorur në sulm. Sulmi në Muzeun e Hebrenjve ka ndodhur më 24 maj të vitit 2014.