Vrau 7000 përdorues droge, habit presidenti i Filipineve: Kam dashur të bëhem biseksual

547
I njohur për politikat e tij të ashpra me luftën ndaj drogës, dhe vrasjes më shumë se të 7000 përdoruesish dhe shpërndarësish, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka habitur me deklaratat e tij të fundit. Ai shprehu hapur mbështetjen ndaj komunitetit LGBT, duke luajtur me idenë se donte të bëhej biseksuale që të mund të “argëtohej në të dyja anët”.
Deklaratat u bënë gjatë një tubimi në Azuela Cove në Davao City të dielën, shkruan Russia Today.
“Unë thashë se jam për martesë seksuale (të njëjtë) nëse kjo është tendenca e kohëve moderne”, tha ai. “Nëse kjo do të shtojë lumturinë tuaj, unë jam për të”.
Duterte tha se ishte kundër diskriminimit gjinor dhe se kishte dy kunetër homoseksualë.
Presidenti gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për anëtarët e homoseksualë në kabinetin e tij, duke shtuar se ai ishte i hapur për të lejuar martesën e të njëjtit seks.
“Pse të vendosë një moral që nuk është më në punë dhe pothuajse kaloi”,tha ai, në një referencë të mundshme ndaj qëndrimit të Kishës Katolike mbi këtë çështje.
Duterte madje tha se ai dikur konsiderohej biseksual, kështu që ai mund të “argëtohej në të dyja anët, por kjo nuk ndodhi”.
Sigal