Vrau 39 persona në Stamboll, terroristi para gjykatës: Arsyet pse ndërmora sulmin

455
Terroristi Abdulgadir Masharipov i cili vrau 39 persona dhe plagosi 65 të tjerë në një lokal në Stamboll natën e vitit të Ri ka dalë para gjykatës në Stamboll. Gjatë marrjes në pyetje Masharipov pranoi se ishte pjesë e organizatës terroriste të ISIS, ndërsa me profesion ishte mësues.
Ai u shpreh se sulmi i ndërmarrë natën e Vitit të Ri në Stamboll kishte si synim hakmarrjen për luftën që po bëhet në Siri dhe Irak, ndërsa pas këtij akti ai ka tentuar të vetëvritet, por nuk ja ka arritur.
“Doja të hakmerresha ndaj të krishterëve për veprimet e tyre në të gjithë botën si dhe për luftën në Siri dhe Irak. Kam tentuar të vetëvritem, por do të ishte mirë që gjykata të më japë dënimin kapital”- ka thënë Abdulgadir Masharipov, raporton Daily Sabah.
Terroristi nga Uzbekistani u arrestua nga policia turke 17 ditë pas ngjarjes.
Sigal