Vrau 26-vjeçaren në Australi, policia arreston 34-vjeçarin e dyshuar

625
Sigal

Një ngjarje e rëndë ndodhi javën e parë në një park në Australi, ku u gjet trupi i pa jetë i një vajze të re nga Qipro.

Policia e Queensland në Australi ka arrestuar një burrë 34 vjeç në lidhje me vdekjen e një 26-vjeçareje greke nga Qipro të quajtur Loli Hadjilyra, trupi i së cilës u gjet në Brisbane.

Sipas saj, trupi u gjetë në një park gjatë javës që lamë pas, por policia nuk dha shumë informacione për vrasësin e dyshuar, por besohet se ai është Bradley Edvard.

Edvard dyshohet të jetë vrasësi. Kjo sepse pamjet filmike treguan se ai lëvizte shumë pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë i 26-vjeçare.

Po ashtu, Edvard mbante një çantë në dorë, e cila dyshohet se është e viktimës.