Vrasja në Itali/ Marjo Mema: Unë i tregova Iglit për tradhtinë e Amberës

463
Sigal

Detaje te reja kanë filluar të dalin në dritë sa i takon ngjarjes së ndodhur në Itali, ku dy të rinjë masakruan shokun e tyre, 17 vjec. Sipas mediave italiane, roli i Marjo Memës në vrasjen e Ismail Lulit mbetet ende i pazbuluar plotësisht, por megjithatë fakte të reja tregojnë për përfshirjen e tij në vrasjen e shokut.

19-vjeçari Mema i ka treguar shokut të tij për tradhtinë e të dashurës po për hakmarrje, për të njëjtën arsyeje që erdhi vrasja e Ismailit.
“Ishte hakmarrje”, tregon Marjo. “Ismaili kishte folur keq për mua lart e poshtë. U zemërova nga kjo gjë, dhe vendosa t’i tregoj Iglit për tradhëtinë e Amberës me Ismaili.” Marjo Mema ia ka treguar këtë Iglit në nëntor. Por edhe pse kjo ishte një histori e vjetër, Igli ishte i zemëruar nga kjo gjë.