Vrasja e punonjëses së qendrës së emigrantëve, Kryeministri suedez: Krim i tmerrshëm

511
E ka përshkruar një krim të tmerrshëm kryeministri i Suedisë vrasjen me thikë të punonjësës 22 vjeçare në qendrën e strehimit të klandestinëve. Stefan Lofven vizitoi qendrën për emigrantët e pashoqëruar në Molndal, në afërsi të Gothenburgut, disa orë pas vrasjes. Autori i krimit, një emigrant 15 vjeçar u arrestua menjëherë pak aktit të rëndë, teksa viktima është identifikuar si Alexandra Mezher. Lofven tha se suedezët janë të frikësuar.
“Jam i pikëlluar dhe i zemëruar për vdekjen e 22 vjeçares që punonte me të miturit emigrantë. Sot suedezet janë të shqetësuar se ngjarje të tilla mund të përsëriten sërish, deklaroi kryeministri duke shtuar se të gjithë ata që shkojnë në Suedi duhet të respektojnë parimet dhe rregullat e vendit”.
Ngjarja ka tronditur të gjithë Suedinë dhe ka vënë nën presion forcat e rendit në vend. Kreu i policisë Dan Eliasson ka kërkuar 4,100 oficerë shtesë dhe personel mbështetës për të ndihmuar në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e rregullores e rendit në qendrat e azilkërkuesëve. 22 vjeçarja Mezher, me origjinë libaneze, humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ajo kishte planifikuar të studionte shkenca shoqërore, teksa pjesa tjetër e personelit e përshkruan si vajzë ëngjëllore. Rastet e dhunës në qendrat e klandestinëve janë rritur ndjeshëm në Suedi, ku në 2014-ën u regjistruan 148 incidente të tilla, ndërsa në 2015-ën ky numër shkoi në 322. Gjatë 2015-ës Suedia pranoi 163 mijë azilkërkues, pjesa më madhe e tyre sirianë, teksa numri i fëmijëve të pashoqëruar ka shkuar në 35,400, pesë herë më i lartë se në 2014.
Sigal