Vrasja e komandant Shqiponjës, dorzohet në polici i dyshuari

443
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës, Bajram Limani. Alsat-M, mëson se diku rreth orës 21:00, Limani dorëzohet në stacionin policorë të Kumanovës.
Ndërkohë ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot pritet të jap detaje lidhur me incidentin e përgjakshëm dje në Kumanovë midis përfaqësuesve të BDI-së, ku mbeti i vrarë Xhemail Rexhepi i njohur si komandant Shqiponja dhe dy të tjerë u plagosën.
Një sherr i nisur për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkimit Demokrat për Integrim për qytetin e Kumanovës, i mori jetën një prej kandidatëve për këtë post, Xhemail Rexhepit, ose i njohur ndryshe si “Komandant Shqiponja”, nga koha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Konfirmimin e humbjes së Rexhepit e dha vëllai i tij, Xhelili, përmes një postimi në Facebook dje
“Familjarë, miq e dashamirë sot ma kanë vra vëllain njëkohësisht edhe shokun e Luftës që e pata. Allahu Xhehnetin o Vëlla”.
Ndërsa i dyshuari për vrasjen e Rexhepit, Bajram Limani, që sipas të dhënave po debatonte me viktimën për caktimin e postit të kryetarit të BDI për Kumanovën, ka deklaruar në mediat në Maqedoni se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se do të dorëzohet në polici.
Nga incidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri, të cilët janë transportuar në spitalin e Shkupit dhe sipas raportimeve nga Maqedonia janë jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen ka reaguar edhe BDI, që shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe fton autoritetet ta zbardhin atë.
Incidenti ka ndodhur në një lokal në Kumanovë rreth ores 16:00 te padites, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, për të diskutuar mbi zgjedhjet e kryetarit të degës së BDI-së në qytet.
Sipas policisë maqedonase, autorët fillimisht kanë qëlluar në drejtim të Shefki Rexhepit, ndërsa Xhemaili është kapur nga plumbat në përpjekje për të ndaluar konfliktin.
Sigal