Vrasja e Ivanoviç, Haradinaj: Kosova e interesuar të qartësojë çdo dyshim të së kaluarës

100
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur lidhur me Gjykatën Speciale, dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje në hetime në rastin e Oliver Ivanoviçit.
Haradinaj duke folur rreth Gjykatës Speciale tha se Kosova është e interesuar të zbardhë çdo dyshim të së kaluarës. “Deri tani e kemi bërë me nderin më të madh në të gjitha instancat. Kosova do të jetë e gatshme për të zbardh të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së”, tha Haradinaj.
Po ashtu ai foli edhe për kërkesën e Serbisë për t’u përfshirë në hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ivanonviç. “Juridiksionin për hetime në Kosovë e ka Kosova. Të vetmit ata që kanë kompetencë të japin autorizime të tilla janë institucionet e Kosovës”, tha kryeministri.