Vrasja e gazetarit Khashoggi, Turqia arreston dy arabë për spiunazh

475
Sigal

Turqia ka arrestuar dy shtetas arabë, nën akuzën për spiunazh për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po hetohet nëse mbërritja e tyre në Turqi pak pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, lidhet me ngjarjen e rëndë.

“Ne po hetojmë nëse ardhja e tyre në Turqi lidhej me vrasjen e Jamal Khashoggit. Është e mundur që ka pasur një përpjekje për të mbledhur informacion në lidhje me arabët, duke përfshirë edhe disidentët politikë, që jetojnë në Turqi”, tha zyrtari turk i cili shtoi se këta persona ishin monitoruar gjashtë muaj me radhë para arrestimeve.

Gjykata vendosi të premten në mbrëmje t’i mbajë të dyshuarit në burg për akuzat e spiunazhit ndërkombëtar, politik dhe ushtarak.

Kujtojmë se Khashoggi, një gazetar i Washington Post dhe kritik i princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u vra në konsullatën arabe më 2 tetor nga një ekip i operativëve sauditë, duke provokuar një protestë dhe revoltë ndërkombëtare.