Vrasja e djalit nga babai, Haradinaj: Veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm

134

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit nga babai i tij. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Haradinaj dënoi ngjarjen, ndërsa e cilësoi atë veprim jonjerëzor dhe të pafalshëm.

“Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje. Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cenim”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, mësohet se një mijë euro ishin shkaku i vrasjes së të miturit nga fshati Karaçevë e Poshtme e Kamenicës. Vrasjen e tij e ka dënuar edhe Presidenti i Hashim Thaçi.