Vrasja e ambasadorit rus, Kombet e Bashkuara dënojnë aktin

449
Sigal

Kombet e Bashkuara kanë dalë me një deklaratë pas vrasjes
së ambasadorit rus, Andrei Karlov në Turqi. Zëdhënësi i KB-së Stefan Dujariç ka
thënë se organizata ndërkombëtare e dënon aktin e rëndë të ndodhur në
kryeqytetin turk.

“Ne
dënojmë sulmin me armë të ndodhur ndaj ambasadorit rus në Ankara. Nuk mund të
ketë justifikim një sulm i tillë ndaj një ambasadori apo diplomati”, thuhet në
deklaratën e Kombeve të Bashkuara.