Vrasja e 4-vjeçarit shqiptar, ministri i Drejtësisë në Maqedoni jep dorëheqjen

589
Ministri shqiptar i drejtësisë në Maqedoni, Bilent Saliji ka dhënë dorëheqjen. Gjatë një deklarate për mediat, ministri Saliji ka theksuar se dorëheqja e tij është akt moral dhe vjen pas rikualifikimit të lëndës lidhur me rastin e vrasjes së 4-vjecarit shqiptar Almir Aliu, autori i të cilit u la i lirë pak ditë më parë.
Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reformen në gjyqësor. Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin ‘Sopoti’ dhe ‘Monstra’.
4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi pas një konflikt me familjen e vogëlushit. Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga ‘vrasje me dashje’ dhe e cilëson veprën si aksidentale duke e akuzuar atë për “aksident me pasojë vdekjen”, një akuzë më e zbutur nga e mëparshmja.
Sigal