Vrasja brutale për pazare droge, arrestohet pas 16 vitesh personi më i kërkuar në Evropë

562
Sigal

Një nga personat më të kërkuar në Evropë është arrestua në Maltë për vrasjen brutale të një burri.

Christopher Guest More ishte në kërkim prej 16 vitesh.

41-vjeçari u largua nga Britania pasi torturoi dhe rrahu për vdekje Brian Waters para dy fëmijëve të tij të rritur në vitin 2003.

Ai raportohet se shkoi në fermën e Waters në Knutsford, Cheshire, për të zgjidhur borxhin e drogës, para se ta vriste.

Ndërsa u arrestua mbrëmjen e së enjtes, raporton BBC.

Tre burra të tjerë, John Wilson, 69 vjeç, James Raven, 60 vjeç dhe Otis Matthews, 41, janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Waters në Burnt House Farm në Tabley më 19 qershor të 2003.

Waters drejtonte një fermë kanabisi në kohën kur katër burrat i shkuan në pronë për ti kërkuar para.

Ai u lidh në një karrige para se të rrihej, digjej, varej me kokë poshtë dhe sulmohej seksualisht me një shufër hekuri përgjatë tre orëve ku pësoi 123 lëndime.
Djali i tij, Gavin gjithashtu u sulmua ndërsa vajzës së tij, Natalie e cila sapo kishte mbushur 21-vjeç, iu vendos arma në kokë.

More Jr u shpall në kërkim për vrajen e Waters.

NCA tha se ai u arrestua në zonën Swieqi në veri të Maltës, në një operacion të përbashkët me autoritetet malteze.

Procedurat për ekstradim e More Jr nisën kur doli në gjykatë në kryeqytetin maltez, Valetta.