Vrasësi i 50 personave në klubin homoseksual ishte vetë gay

59
Dyshimet se vrasësi Omar Mateen ishte vetë homoseksual, janë shtuar kohët e fundit pas dëshmive të njerëzve të afërt. Ai disa ditë më parë vrau 49 persona në një klub homoseksualësh në Orlando. Dëshmia vjen nga një homoseksual i cili mori pjesë në akademinë e policisë në vitin 2006, duke thënë se ata janë shoqëruar së bashku nëpër lokale dhe se Omar Mateen i ka kërkuar të krijojnë një marrëdhënie së bashku.
Gjithashtu njerëz të shumtë kanë shkuar në polici duke thënë së ata kishin folur më Omarin në faqe online homoseksualësh, dhe se e kanë parë shumë herë në klubin ku ndodhi tragjedia. Për Omar Mateen ishte menduar fillimisht të ketë kryer sulmin për ideologji islamike, por hetuesit tashmë besojnë se ai ka vajtur në klub për të ruajtur sekretin e seksualitetit . Ndërkohë, ish-gruaja e tij, Sitora Yusufiy ka thënë se ai kishte “tendenca homoseksuale”.