Vrasësi Breivik pranohet që të studuojë shkencat politike

497
Universiteti i Oslos ka bërë të ditur se I dënuari për vrasje masive Anders Breivik është pranuar në këtë fakultet që të studiojë shkencat politike. Universiteti bën të ditur se 36 vjeçari nuk do të shkojë në ligjërata por do të studiojë nga qelia e burgut. Rektori i Universitetit të Oslos, Ole Peter Otersen ka deklaruar me këtë rast se ” të gjithë të burgosurit në burgjet norvegjeze kanë të drejtë për arsim të lartë, nëse ata plotësojnë kriteret e hyrjes”, raporton agjencia e lajmeve AP . Aplikimi i Breivik për regjistrim u refuzua dy vjet më parë për shkak se u vlerësua se kualifikimet e tij nuk janë të mjaftueshme për t’u pranuar në fakultet dhe nuk dihet pse ky vendim tani ka ndryshuar .
Aplikimi i Breivik për pranim në fakultet ka ndezur debat në Norvegji nëse ai duhet të marrë në konsideratë kërkesat prej personave të dënuar për një krim të tillë të tmerrshëm , siç është rasti me Breivik. Ai është dënuar me 21 vjet burg për vrasjen e 77 njerëzve në një sulm me bombë në Oslo dhe njà « sulm tjetër me armë në një ishull në vitin 2011 .
Sigal