Vrap me kostume banje

583
Serbët kanë sfiduar të ftohtin dhe temperaturat nën zero në një mënyrë të veçantë. Ata kanë vrapuar përgjatë Danubit në Beograd të veshur me kostume banje.
Nisma quhet Underpants Run dhe zhvillohet për të dytin vit radhazi në kryeqytetin serb. Pjesëmarrësit nuk kanë harruar aksesorët dimërorë në maratonën e tyre, si kapuç apo kufje dimërore.
Dhe pyetja që lind është cili është qëllimi i kësaj nisme jo të zakonshme. Për të luftuar pesimizmin dhe trishtimin që sjell stina e dimrit, thonë organizatorët e eventit, duke shtuar se duhet të kthehet në qëllim edhe zbavitja, një ditë pa stres, për t’u mos mbyllur ne vetvete dhe për të inkurajuar sportin dhe lëvizjen edhe në dimër.
Dhe sigurisht mungesa e diellit, i ftohti maksimal duket se janë sfiduar nga entuziazmi i këtij grupi.
Sigal