Vranë avokatin e njohur grek, burg përjetë për 3 shqiptarët

456
Sigal

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur Michalis Zafiropoulos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy vite më parë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik në Greqi.

Vendimi i gjykatës ishte unanim, me gjyqtarët dhe juristët duke pranuar në thelb propozimin e bërë më herët nga kryeprokurori Spyros Pappas.

Ggjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafiropoulos, Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë.

Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekotsai dhe Oldi Dulçe u dënuan me burgim të përjetshëm.