Volkswagen tërheq 500 mijë automjete, nuk respektuan rregullat kundër ndotjes

415
Autoritetet amerikane detyruan të premten kompaninë gjermane të prodhimit të automobilave, Volkswagen, të tërheqë 500 mijë automjete, duke e akuzuar se ka shkelur vullnetarisht disa rregulla kundër ndotjes.
“Volkswagen ka pajisur 482 mijë vetura me motor diesel të shitura në SHBA me një teknologji që mundëson të anashkalojnë rregullat mbi ndotjen”, deklaroi Agjencia Ambientaliste Amerikane (EPA) në një komunikatë.
“Të shitura që prej vitit 2008 në SHBA, veturat që i thyejnë këto rregulla janë modele të njohura si ‘Golf, Audi A3, Passat, Beetle etj.’ dhe duhet të tërhiqen nga tregu me qëllim që sistemi i nxjerrjes së gazrave të rregullohet”, thekson EPA-ja.
Kjo aferë nuk është thjesht e turpshme për imazhin, deri tani të paprekur, të kompanisë gjermane, por ajo mund të kalojë edhe në penalitete financiare shumë të rënda, që teorikisht arrijnë deri në 18 miliardë dollarë.
Nga ana tjetër efektet ne tregjet financiare të këtij “mashtrimi” janë duke u ndjerë pasi sot grupi Volkswagen shënoi në bursat amerikane një rënie me 16 për qind
/ata/
Sigal