Volkswagen pranon mashtrimin edhe në Europë

93
Volkswagen ka pranuar se ka përdorur të njëjtën skemë manipulimi të ndotjes si në SHBA, edhe në automjetet e shitura në Europë. Ministri gjerman i Transportit, Alexander Dobrindt tha se nuk është ende e qartë se sa është numri i makinave të tilla në tregun europian. Vetë kompania ka njoftuar pas shpërthimit të skandalit në Shtetet e Bashkuara, se në gjithë botën ndodhen 11 milionë automjete që kanë të instaluar një pajisje që tregon nivele të ndotjes shumë herë më të ulta nga ndotja reale. Bëhet fjalë për automjete me motor nafte 1.6 dhe 2.0, që përfshijnë modelet Jetta, Beetle, Golf dhe Audi A3, prodhuar nga 2009 e deri në 2015 dhe Passat nga 2014 deri në 2015.