Volkswagen do të kontrollohjë 2.4 milionë automobila

469
Gjermania ka marë masa për të parandaluar skandalin që preku një muaj më parë kompaninë e Volkswagenit të cilët kanë si qëllim kontrollin e rreptë ndaj 2.4 milionë automobilave.
BBC raporton se i janë bërë thirrje qytetarve të sjellin makinat e tyre për kontroll dhe nëse janë të prekura nga ky skandal do t’i nënshtrihet një riparimi.
Dyshimet e prokurorëve italianë për mashtrimin komercial ndaj kompanisë në fjalë ka detyruar policinë të konfiskojë zyrat e Volkswagenit në Verona si dhe zyrat e Lamborghinit në Bolonja.
Muajin e kaular autoritetet e SHBA-së zbuluan se disa makina dizel Volkswagen kanë qënë të paisura me një paisje mashtrimi për sistemin e çlirimit të gazrave.
Kompania gjermane më pas pranoi se më shumë se 11 milionë makina në mbarë botën janë paisur me një software kompjuterik i cili manipulon sistemin e gazrave të çliruara në atmosferë.
Që prej publikimit të skandalit aksionet për Volkswagen kanë pësuar rënie të ndjeshme deri në 20%.
Sigal