Vodhën shtëpitë e futbollistëve të Realit dhe Atlético, kapet banda e grabitësve. Mes tyre edhe një shqiptar

98

Shkatërrohet banda e grabitësve që kishte bërë kërdinë me vjedhje në banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atlético.

Mediat e huaja shkruajnë sot se operacioni është zhvilluar nga Njësia Qendrore Operative e Gardës Civile dhe Njësia Organike e Policisë Gjyqësore në Madrid dhe në pranga kanë rënë katër persona, si anëtarë të bandës, mes tyre edhe një shqiptar.

Sipas policisë, shqiptari, pjesë e bandës së grabitësve është me inicialet M.Z, i cili ishte nën akuzë për vjedhjen e dhunshme në banesën e aktorit të njohur José Luis Moreno, në vitin 2007.

Operacioni i kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve.

Midis xhevahireve dhe sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar në Champions, e Thomas Partey.

Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi në duelin e radhës.
Lojtaret që ishin shënjestër e grabitjes janë emra shumë të njohur, si Isco, Zidane, Morata etj, të cilët u vodhën nga banda e hajduteve.

Dita e zgjedhur për të sulmuar shtëpinë e mesfushorit brazilian ishte në derbin e fundit të Madridit midis Madridit dhe Atlético, ndërsa Zidane dhe Isco pësuan grabitjen në të njëjtën ditë.

Policia po heton lidhur me sendet e gjetura nga grabitjet, për të vlerësuar me sakte bilancin e grabitjeve.

Ata përdoronin automjete të vjedhura të cilat u ndërronin targat sapo mbaronin një grabitje.