Vlerësim dhe nderime në funeralin e Helmut Kohlit

598
Udhëheqës aktualë e të mëparshëm botërorë i dhanë diten e djeshme lamtumirën e fundit kolosit të politikës gjermane, Helmut Kohl, arkitekti i bashkimit të Gjermanisë në vitet 1990.
Helmut Kohli u nda nga jeta më 16 qershor në moshën 87 vjeçare. Gjatë karrierës së tij të gjatë politike ai ka qenë kanceral i Gjermanisë dhe një ndër zërat më të fortë për një Evropë të bashkuar, duke ndihmuar vende dikur rivale të gjenin gjuhën e përbashkët drejt integrimit më të thellë të kontinentit.
Helmut Kohl u nderua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në një ceremoni funebre në Strasburg të Francës. Mbi 800 personalitete morën pjesë në ceremoni dhe më pas arkivoli me trupin e politikanit, i mbështjellë me flamurin e Bashkimit Evropian, u dërgua në qytetin Spayer në Gjermani për një meshë përkujtimore dhe përcjelljen e fundit me nderime ushtarake. Ai do të varroset në një ceremoni familjare në varrezat e qytetit.
Gjatë 16 vetëve në detyrën e kancelarit të Gjermanisë, që nga 1982-1998, ai u bë nismëtari i ribashkimit të dy Gjermanive dhe i krijimit të monedhës së përbashkët evropiane, Euro. Ai konsiderohet nga shumë si një politikan i talentuar që arriti ta drejtojë procesin e ribashkimit në një kohë shqetësimesh nga fqinjët evropianë për fuqizimin e Gjermanisë në kontinent. Kancelarja aktuale e Gjermanisë, Angela Merkel tha se vizioni dhe këmbëngulja e tij kanë dhënë fryte historike.
Sigal