Vjenë, zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve për konfliktin sirian

78
Nis raundi i dytë i bisedimeve në Vjenë për zgjidhjjen e konfliktit sirian. Përfaqësues të opozitës siriane kërkojnë bisedime pluraliste për një përfaqësim më të mirë të grupeve opozitare në tryezë, teksa për qeverinë e tranzicionit mendojnë se është herët për folur. Raundi i parë shfaqi qartë hendeqet mes palëve, të cilat nuk bien dakord mbi fatin e presidentit sirian Bashar Al-Assad.
Zyrtarë të lartë dhe diplomatët kanë mbërritur në Vjenë në raundin e dytë të bisedimeve pas atij të mbajtur më 30 tetor, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për konfliktin sirian.
Përfaqësues të opozitës siriane me herët deklaruan se se bisedimet e Vienës duhet të jenë pluraliste, edhe pse përbërja e tyre përfundimtare ende nuk është përcaktuar.
Kadri Xhamil, ish zyrtar i qeverisë siriane, aktualisht pjesë e opozitës, është i bindur se delegacioni i opozitës do të jetë i vogël, ndërkohë që sipas tij kjo duhet diskutuar, pasi delegacioni duhet të jetë pluralist që të përfaqësojë grupe të ndryshme të opozitës.
I pyetur në lidhje me përbërjen e qeverisë së tranzicionit, Xhamil tha se është herët për të folur për këtë temë pasi sipas tij formimi i qeverisë nuk ka lidhje vetëm me shifra, por me perosnat që do të jenë pjesë e të dyja krahëve. Xhamil tha gjithashtu se nuk ka pasur asnjë takim mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë së Asadit në prag të bisedimeve të Vjenës dhe se ai nuk ishte i sigurt nëse një takim i tillë do të zhvillohet. Raundi i fundit i bisedimeve rezultoi me një thirrje për armëpushim mbarëkombëtar, por tregoi gjithashtu se ndarjet dhe hendeqet mes vendeve që mbeshtesin dhe kundërshtojnë Assad janë të mëdha.
Është fati i presidentit sirian Bashar Al Asad, pika kur Irani dhe Rusia, aleatë të Asad, qëndrojnë përballë dhe të palëkundur përballë Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, të cilat janë kundër liderit të vendit që ka humbur 250.000 si pasojë e luftës.