Vjedhja spektakolare e monedhës 4 milion dollarëshe

580
Një monedhë gjigante ari me imazhin e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe është vjedhur sot nga një Muze në Gjermani. “BBC” tha se monedha ka vlerën e katër milion dollarëve në tregun e sotëm.
Monedha peshon 100 kilogramë dhe është e përbërë nga flori 24 karat.
Media britanike raporton se monedha është vjedhur gjatë natës së kaluar nga Muzeu Bode në Berlin, teksa mënyra se si hajdutët i janë shmangur sistemit të alarmit dhe se si e kanë transportuar monedhën gjysmë metërshe mbetet mister.
Vjedhje besohet të jetë kryer rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm.
Monedha është shumë e rëndë për një person, ndaj policia beson se kanë qenë dy ose më shumë persona që kanë hyrë në muze nga dritarja, pasi një shkallë është gjetur në shinat e trenit afër muzeut.
Monedha gjigante, e cila është 3 cm e gjerë dhe me diametër 53 cm, ruhej me xham anti-plumb brenda ndërtesës. Në njërën anë monedha kishte imazhin e Mbretëreshës Elizabetë, si kreu i shtetit të Kanadasë, ndërsa në anën tjerë kishte gjethen, simbol në flamurin kanadez.
Në muze ndodhen më shumë se 540 000 objekte, por hajdutët kanë vjedhur vetëm një, atë më të vlefshmen
Sigal