Vjedh në supermarket, menaxheri i ofron një vend pune

457
Një burrë u kap duke vjedhur në Malajzi, por kompania në vend që ta denonconte, i ofroi një punë. Zinxhiri i dyqaneve ushqimore “Tesco” e mori në shqyrtim rastin e tij, duke i ofruar një vend pune. 31-vjeçari vodhi një sasi ushqimi me vlerë rreth 5 paund javën e kaluar në qytetin Bukit Mertajam. Por menaxheri i dyqanit tha se ai do të bëhet pjesë e stafit, pasi dëgjoi historinë e tij. “E lashë punën pasi gruaja ime ra në koma gjatë lindjes së fëmijës. Kam tre fëmijë të moshës nga 3-7 vjeç në shtëpi”, i tha ai menaxherit.
Ai thotë se po shkonte në shtëpinë e të afërmve, pasi ishte kthyer nga spitali ku ndodhej e shoqja. “Pasi ecëm rreth një orë më këmbë me tim bir dy vjeç, ndaluam në supermarket, ku mora dardhë, mollë dhe ca shishe me pije”, tregoi ai. Menaxheri i dyqanit tha se pasi e kapën teksa dilte nga ndërtesa, historia e tij i preku pa masë. “U prekëm aq shumë sa shkuam të vizitonim shtëpinë e tij. Nuk kishte asgjë. Ai nuk ishte vjedhës. Kur e pyetëm për mallrat e vjedhura, ai pranoi menjëherë, duke thënë se i vodhi sepse ishte i uritur së bashku me të birin. Në 23 vite të punës time, nuk kisha parë të tillë. Zakonisht vjedhësit nuk e pranojnë kurrë atë që kanë bërë, por ai u rrëfye menjëherë”.
Sigal