Vizita surprizë e Papa Franceskut në një dyqan optik në qendër të Romës

430
Papa Francesko ka zhvilluar dje një vizitë surprizë në një dyqan optik në qëndër të Romës, vetëm pak hapa larg nga sheshi antik “Piazza del Popolo”.
Ati i Shenjtë ka mbërritur me një makinë deri më hyrje të dyqanit, pa asnjë roje pranë, i shoqëruar vetëm nga shoferi i tij. I qetë e i vetëm i është drejtuar dyqanit optik, një nga më të njohurit e zonës, duke u rrethuar menjëherë nga një turmë qytetarësh e turistësh me dëshirën e madhe për t’i shtrënguar duart.
“Kur ke nevojë të ndryshosh syzet, ku shkohet? Veç tek okulisti”, u shpreh Papa Francesko duke i dhënë përgjigje brohoritjeve kurioze të turmës që rrethuan menjehërë zonën.
Papa Francesko si një klient i zakonshëm ka bashkëbiseduar me pronarin e dyqanit duke pretenduar vetëm ndryshimin e lenteve e jo syze të reja. “Më lë të paguaj aq sa më takon”, i ka kërkuar Papa Francesko, pronarit të dyqanit. Nuk dua të shpenzoj, nuk kam nevojë për syze të reja veç të ndryshoj lentet.”
Ati i Shejtë ka qëndruar rreth 40 minuta në optikën duke u larguar po i vetëm në shoqërinë e shoferit të tij, e pasi ka shtrënguar duart njerëzve të shumtë që kishin populluar hyrjen e dyqanit.
Pronari i optikës Aleksadër Spieza ka treguar për mediat se ishte i informuar për këtë vizitë të Papa Franceskos e kishin lënë takim për të zhvilluar këtë vizitë okuliste.
“Kohë më parë, tregoi ai, imzot Gullielmo Karcher, një klerik që banon aty pranë e punon në Vatikan, më solli për të riparuar një palë syze, e më tha se ishin të Papa Franceskos. Dëshëroja t’i dhuroja një palë syze të reja, tha ai por Atit të shenjtë kishte refuzuar duke kërkuar vetëm riparimin e syzeve e duke paguar 5 euro për punën.”
Nga ai moment kjo kartmonedhë konservohet me fanatizëm nga pronari i dyqanit.
Pas udhëtimit në Brazil, gjatë muajit korrik Papa Francesko qe shprehur se “duhet të jemi normal”, shprehje të cilën e ka kthyer në simbol të papatit të tij e që e dëshmon dhe me këtë vizitë suprizë si të një personi normal që ka nevojë për një kotroll tek okulisti.
Sigal