Vitrinë arkeologjike në Kuvendin e Kosovës, para vendimit të UNESCO-s

69
Në prag të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, me iniciativën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në hollin e Kuvendit është vendosur vitrina arkeologjike e Muzeut të Kosovës.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës janë ekspozuar kopjet e disa artefakteve, origjinalet e të cilave janë grabitur nga Serbia gjatë luftës së vitit 1999 dhe ende nuk janë kthyer.
Në hapje të kësaj ceremonie, Veseli foli për rëndësinë e votimit të nesërm në Paris, kur pritet t’i hapen dyert Kosovës për t’u bërë pjesë e UNESCO-s.
Veseli tha se gjasat për pranim të Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ku edhe e ka vendin, janë shumë të mëdha, pasi ka sinjale që edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën do të votojnë për anëtarësim.
“Kosova e meriton të jetë pjesë e UNESCO-s”, tha kryetari Veseli, ndërsa paralajmëroi se menjëherë pas kësaj Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne.