Viti Jubilar i Mëshirës, emigrantët e krishterë festojnë në Romë

450
Komuniteti i Emgranëtve Shqiptarë të krishterë në kryeqytetin italian Romë ka festuar të dielën më 6 dhjetor vitit Jubilar të Mëshirës, proklamuar nga Papa Francesku prej datës 8 dhjetor e deri më 20 nëntor të 2016.
Në Kishën e shqiptarëve Shën Gjoni i Malvës në Romë, në lagjen “Trastevere” është mbajtur Mesha e Shenjtë me pjesëmarrjen e besimtarëve të krishterë të këtij komuniteti. Nën partneritetin e Ambasadës Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan e Shoqatës Shqiptare Besa, Asambli muzikor “Shqiponja” ka mbajtur një koncert festiv të titulluar “Copëza kujtimesh”.
Nën drejtimin e mjeshtrit artistik Tonin Xhanxhafilli, këngëtarët e artistët Ana Lushi, Qanie Muca, Lindita Rrethej, Eduard Vlashaj, Pjetër Pjetri, Ndoc Ndou, Zamir Danaj e Afrim Ndoja kanë interpretuar këngë e pjesë muzikore nga më të njohurat të repertorit të muzikës popullore shqitpare.
Me këtë rast shoqata fetare italiane “60 MIGLIA”që prej vitesh punon e kontribuon në Shqipëri ka inaguruar në ambientet e kishës së shqitparëve Shën Gjoni i Malvës në Romë, ekspozitën fotografike “Më lidh”, me imazhe nga vende të Shqipërisë Veriore e portrete banorësh të kësaj zone.
Sigal