Viti i ri kinez, mbrëmja gala e festivalit të pranverës

440
Kina është zyrtarisht në festë. Në televizionin shtetëror kinez, është transmetuar live mbrëmja gala e festivalit të Pranverës, mbrëmje që u ndoq live edhe në rrugët kryesore të Pekinit.
Spektakli zgjati për 4 orë e gjysmë, shoqëruar me performanca muzikore, kërcim, komedi, akrobaci dhe performanca tradicionale operistike.
Në qytetin Quanzhou, në lindje të Kinës, mbrëmja gala u ndoq në një qendër pranë tempullit të shenjtë, shoqëruar edhe me spektaklin e fishekzjarreve.
Në qytetin antik të Xian, eventi u organizua në derën Yongning, me kërcime dhe muzike tradicionale folk.
Në qytetin jugor of Guangzhou, shfaqja u mbajt në Kullën Canton. Në qendër të shfaqjes ishin një kërcim i sinkronizuar nga më shumë se 500 robotë humanoidë në miniaturë dhe fluturimi i dronëve në qiell.
Që prej vitit 1983, Gala e Festivalit të Pranverës është shndërruar në një festë kombëtare për mijëra familje kineze dhe një nga shfaqjet më të mëdha e më të bukura në botë.
Sigal