Viktimë e sulmeve në teatrin “Bataclan” në Paris dhe një studente italiane

499
Konfirmohet viktima e parë italiane në teatrin Bataclan në Paris. Ajo quhet Valeria Solesin 28 vjec, studente e doktoraturës në Universitetin e Sorbonës në degën e Demografisë.
Natën e së premtes së bashku me të fejuarin e saj e një grup miqsh po hynte në teatrin Bataclan pikërisht në momentin e atentatit terrorist.
Prej mbrëmjes së të premtes nuk u përgjigjej thirrjeve e apelit të familjarëve për një komunikim mes tyre. Pas orë e orë pritjeje ankthi, mëngjesin e sotëm familja e saj në Itali ka konfirmuar lajmin e vdekjes së vajzës së tyre nga i fejuari i saj i cili i kishte shpëtuar atentatit në Paris e gjatë orëve të fundit ka ndjekur gjurmët e saj mes emrave të viktimave e personave të plagosur rëndë.
Çanta e Valeria Solesin kishte mbetur në duart e miqve të saj, fakt që ka vështirësuar identifikimin e saj mes trupave të viktimave.
Babai saj përmes mediave italiane ka informuar se ende nuk ka marrë një komunikatë zyrtare nga Ministria e Jashtme italiane, por për vdekjen e vajzës së tyre është konfirmuar nga i fejuari i saj në Paris.
Valeria Solesin 28 vjec ka vdekur që natën e së premtes gjatë sulmit terrorist në teatrin Bataclan në Paris.
Sigal